Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Rusia ka aprovuar vaksinën e “parë në botë” kundër COVID-19, por ekspertët janë skeptikë për sigurinë dhe efektivitetin.
“Ne nuk kemi të dhëna për këtë”, tha neurokirurgu Sanjay Gupta, duke pohuar më tutje se “nuk do të ndihesha rehat duke marrë vaksinën, të quajtur Sputnik-V, për shkak të mungesës së informacionit në lidhje me të”, raporton CNN.
Gupta kujtoi kohën kur rusët thanë se po e zhvillonin një vaksinë ndaj Ebolas, megjithatë, kurrë nuk morrën ndonjë dëshmi rreth fazës së tretë.
“Kjo po fillon të tingëllojë shumë e njohur për llojet e mëparshme të fushatave të vaksinave jashtë Rusisë,” tha ai duek shtuar “… Sigurisht që nuk do ta merrja këtë. Unë nuk di asgjë për këtë vaksinë”, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, mjeku Scott Gottlieb, ish komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA, tha sot se Rusia nuk është shumë përpara SHBA-së kur bëhet fjalë për zhvillimin e vaksinave.
“Unë mendoj për sa i përket zhvillimit të tyre, ata janë pak më përpara, por jo edhe aq”, tha Gottlieb.
Vaksinat amerikane tani janë në fazën e tretë të provave pas kalimit me sukses të dy fazave të mëparshme, duke u testuar qindra herë.
Ndryshe, Putin ka deklaruar se vaksina do të nxirret në shitje gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm gjersa një të tillë e ka marrë edhe një nga vajzat e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.