Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore kanë thënë se kanë gjetur se simptomat e koronavirusit paraqiten në një renditje specifike, një zbulim që mund të ndihmojë gjetjen e mëhershme të virusit dhe trajtim më të lehtë për pacientët.
Sipas studimit, të publikuar në revistën mjekësore, “Frontier Public Health” renditja më e shpeshtë e simptomave është: ethe, pastaj kolla dhe dhimbja e muskujve, e pasuar nga nausea dhe/ose e vjella, dhe më pas diarreja, shkruan “CBS”.
Studimi është bazuar në të dhënat e rreth 55 mijë pacientëve.
Megjithatë, jo të gjithë pacientët vuajnë të njëjtat simptoma. Por gjetjet e reja pritet të ndihmojnë dallimet e COVID-19 nga sëmundjet tjera. Teksa ethet dhe kolla janë të lidhura edhe me disa sëmundje tjera, studimi thekson se koha kur shfaqen këto simptoma, dhe më pas simptomat tjera, ajo që e dallon virusin nga tjerët.
Në një njoftim për virusin, shkencëtari i këtij universiteti, Peter Kuhn, ka thënë se kuptimi i renditjes së simptomave të virusit është shumë i rëndësishëm.
“Doktorët mund të kenë më të lehtë të dinë çfarë hapa të ndërmarrin në kujdesin për pacientët, dhe mund të ndalin përkeqësimin e gjendjes së një pacienti”, ka thënë ai.
COVID-19 deri tash në botë ka marrë jetën e 767 mijë njerëzve, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”. Deri tash janë regjistruar 21.2 milionë të infektuar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.