×
  • Extra
  • Extra

    Zbulohet miniera ku mund të jetë shfaqur coronavirusi 8 vjet më parë

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 22:24

    Coronavirusi u shfaq për herë të parë në mesin e punëtorëve që pastronin feçe nga një minierë kineze në vitin 2012, gjë që çon në idenë se coronavirusi mund të mos jetë shfaqur nga lakuriqët, thonë shkencëtarët.


    Gjashtë minatorë u sëmurën me një virus të ngjashëm që u solli pneunominë. Ata po punonin në minierën Mojiang në provincën Yunnan në jug-perëndim të Kinës tetë vjet më parë.

    Minatorët kishin kaluar dy javë duke hequr feçet e lakuriqëve të natës. Tre prej tyre vdiqën nga virusi, si rezultat.

    Sipas gazetës britanike ‘The Sun’, mjeku Li Xu, i cili trajtoi minatorët, përshkroi se si pacientët kishin ethe, kollë të thatë, dhimbje gjymtyrësh dhe dhimbje koke.

    Këto janë simptoma të njëjta që shoqërohen me infektimin me COVID-19, sipas virologut Jonathan Latham dhe biologut molekular Allison Wilson.

    Ata thanë që provat në tezë i çuan të ‘rishqyrtojnë gjithçka’ që menduan se dinin për pandeminë.

    Latham tha për New York Post se koronavirusi ‘pothuajse me siguri iku’ nga laboratori Wuhan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!