×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Bien eksportet e mallrave të Shqipërisë në Kosovë, rriten në Serbi

    Reporteri
    17 Gusht 2020 | 17:16

    Pandemia e COVID-19 ndryshon hartën e partnerëve tregtarë me Shqipërinë, ku pavarësisht se 64% e eksporteve e Shqipërisë janë në shtetet e Bashkimit Europian, muaji Korrik ka njohur një rritje tepër të lartë të mallrave që Shqipëria shet në Serbi.


    Eksportet shqiptare në shtetin serb u rritën me 42.5% në Korrik, ndërsa rritje ka patur me edhe me Çekinë, Rumaninë, Gjermaninë dhe Francën.

    Tregtia e mallrave tona në Itali ra me 17% dhe me 13.4% në Kosovë. Për herë të parë Kina po barazon Greqinë tek importet, ndërsa importet me Turqinë janë më të larta se ato me shtetin grek.

    Në 7 muajt e parë të vitit Shqipëria rriti me 37.4% blerjen e mallrave në Rusi dhe me 9% në Hollandë. Rënia më e madhe e importeve është shënuar te blejret në Itali dhe Greqi.

    Fuqia eksportuese e Shqipërisë ka vazhduar të bjerë edhe në Korrik. Krahasuar me një vit më parë shitjet e mallrave shqiptare jashtë kufijve ranë me 11.6% dhe importet u tkurrën me 5.6%, duke pasqyruar kërkesë të dobët të konsumatorëve./ Tv Klan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!