Tregime krejtësisht të bazuara në ngjarje reale, se si izolimi ua ndryshojë jetën brenda pak orëve banorëve të fshatit të parë në Kosovë që u izolua pas paraqitjes së rastit të parë me COVID-19, janë përmbledhur me një libër të shkuar gjatë muajve të parë që Kosova u përballë me pandeminë Coronavirus.
Fjala është për ndodhi të vërteta që përjetuan banoret e fshatit Stubell të Vitisë. Aty ku u regjistrua edhe rasti i parë me Covid-19 në Kosovë, në pjesën e dytë të muajt mars të këtij viti. E që pasoi më futjen në izolim të të gjithë fshatit, për javë të tëra.
E kush më mirë sesa prifit i kishës së fshatit, të banuar me besimtarë katolik, mund t’i përmbledhte tregimet e karantinës së banorëve të Stublles.
Don Jeton Thaqi shfrytëzoi karantinën e tij për ti lënë të shkruara kronikat e rrëfimet e banorëve për izolimin që e përjetuan të parët në Kosovë, duke i përmbledhur në një libër që e emëroi “Virus Nuntium – Kurrë s’u pa një gjë e tillë në Izrael”.
“Libri paraqet kohën e pandemisë, apo më mirë të karantinës në Stubëll. Është një kronikë e famullisë dhe e fshatit, ku edhe ndodhi rasti i parë me Covid 19 në Kosovë”, tregoi Thaqi për Reporteri.net.
Autori gjatë të njëjtës kohë shkroi edhe librin e tij tjetër “Pas Mësuesit të mirë”. Por se ky libër ka tematike tjetër dhe sipas Jeton Thaqit “është përmbledhje e shkrimeve të tij gjatë 15 vite shërbim meshtarie”.
Këto shkrime, sipas tij, më parë ishin publikuar në revista dhe gazeta të ndryshme laike dhe fetare, por se tashmë i ka përmbledhur në një libër që u nga shtëpia botuese “Botimet Fishta” në Lezhë të Shqipërisë.
Ndërsa, libri për karantinën e pandemisë në Stubell u botua nga shtëpia botuese e dioqezës katolike të Kosovës, “DRITA” në Prishtinë.