×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha masat nga Pako Emergjente

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 15:15

    Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente (PFE): Masat, 3 A, 3 B, 7, 8 dhe 14.MEA njofton se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa.


    Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale.

    “Ministria do të sigurojë të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI-elektronik”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

    MEA siguron se të gjithë përfituesit të përfshirë në këtë listë, pavarësisht gabimeve të mundshme, do të paguhen.Ky proces pritet të përfundojë në muajin shtator. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!