Serbia po vazhdon eksportin masiv të mallrave të saja në territorin e Republikës së Kosovës.
Siç u bë e ditur sot nga Oda Ekonomike e Serbisë, në Kosovë, në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 janë eksportuar gjithsej 95.4 milionë euro mallra serbe, transmeton lajmi.net.
Vetëm gjatë muajit qershor, eksporti i mallrave serbe në Kosovë ndërkaq kapi vlerën e 23.4 milionë eurosh.
Krahasuar me para dy vjetësh kur nuk ishte taksa 100% e vendosur, Oda Ekonomike në Beograd ka thënë se është arritur të kthehet 58 % e eksportit të mallrave.
Shkaktarë kryesorë sipas akterëve ekonomik në Serbi për uljen e eksportit, është taksa e vënë para dy vitesh nga qeveria Haradinaj, e cila më pas u hoq për t’u vënë reciprociteti, vendim ky që po ashtu u pezullua nga qeveria Hoti.
Ndërkaq, në gjashtë muajt e parë shteti serb importoi 8.2 milionë euro mallra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.