Një person është gjetur i vdekur dje rreth orës 14:20 në Prishtinë.
Bëhet fjalë për punëtorin Halim Hajdari. Këtë e kanë konfirmuar nga Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së përmes një postimi në Facebook.
“Me pikëllim të thellë, dje me datë 18.08.2020 morëm lajmin tragjikë të vdekjes së parakohshme në vendin e punës të Halim Hajdari (1966 – 2020). Të gjitha organet kompetente kanë qenë në vendin e punës për zhvillimin e ekzaminimeve dhe procedurave të tyre, jemi në pritje të konfirmimit për rrethanat e vdekjes”, thuhet në njoftim.
Por Posta e Kosovë thotë se i ndjeri ka qenë punëtor në Telekom.
“Ju sqarojmë juve dhe publikun e gjerë, se në ndërmarrjen publike, Posta e Kosovës Sh.A., nuk ka pasur rast të vdekjes së punonjësit, siç është raportuar sot në media. Punonjësi i ndjerë punonte në ndërmarrjen Telekomi i Kosovës”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.