Një person pasi kupton se ka fituar lotarinë, shkon në zyrën e shefit, kërcen mbi tavolinë dhe fillon të urinojë mbi të.
Ai, siç shihet në këtë video, të bërë nga kamerat e sigurisë, pasi shikon numrat e tiketës së tij në kompjuterë, merr vesh se ka fituar.
Ai pastaj fillon të kërcejë poshtë e lartë, para se të vraponte rreth zyrës duke u hedhur gjëra kolegëve në fytyrë e pastaj niset drejt zyrës së shefit të tij.
Por, ai kthehet prapë për të marrë diçka në çantën e tij, pastaj vrapon drejt zyrës së shefit, duke i hedhur sprei verbues në fytyrë.
Pastaj pasi shefi i tij bie në tokë, ai fillon të urinojë mbi të e gjërat e tij në tavolinë.
Është e paqartë se ku ka ndodhur kjo, por ka bërë bujë në internet duke u shikuar nga miliona njerëz, e që shumë prej tyre komentonin se është ndonjë shaka.
Shiko Videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.