×
  • Show Time
  • Show Time

    Zyrtari i NISMA-s ‘diss’ Thaçit dhe Veselit, pret Feron në zyrë të Qeverisë

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 21:40

    Politikanët e Kosovës duket se e kanë një dëshirë të pashpjegueshme që në zyrat e shtetit të presin këngëtarë të rinj, kryesisht reper. Pas presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, të cilët paradite e pritën reperin Mozik, një tjetër reper është pritur nga një zyrtarë tjetër i Qeverisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Zyrtari i NISMA’s në Qeverinë e Kosovës, Xhemajl Hasani ua ka bërë një ‘diss”,  Thaçit e Veselit duke e pritur në zyrën e tij në ekzekutivin kosovar, reperin Fero, shkruan Reporteri.

    Hasani edhe Fero kanë publikuar fotografi nga ky takim në zyrat e shtetit.

    “Një takim me mikun tim, këshilltar në Qeverinë e Kosovës .Xhemajl Hasani ku u njoftuam mbi situatën në vend. Shkak i pandemisë tubimet nuk janë të lejueshmë andaj edhe do t’i respektojmë ligjeri deri në një kohë të përshtatshme”, ka shkruar Fero.

    Se çka bën një reper në qeveri, këtë mund ta dinë vetëm nikoqirët?!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!