Një djalë i varfër nga Bosnja dhe Hercegovina u fotografua i ulur vetëm duke qarë në një anë të rrugës pasi një grup djemsh më të vjetër i vodhën manaferrat të cilat ai kishte dalë për t’i shitur.
Mediat atje raportojnë se babai i fëmijës është i papunë, ndërsa nëna është vazhdimisht tek mjeku, sepse është e sëmurë, transmeton Reporteri.
Po ashtu raportohet se djali po mbledh para çdo verë duke shitur manaferra në mënyrë që të sigurojë paratë për të shkuar në shkollë.
Lajmi mori vëmendje të madhe tek mediat rajonale derisa qindra njerëz u solidarizuan me djaloshin e vogël. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.