Dëmet nga konsumi i alkoolit dihen dhe shmangia e alkoolit është e këshillueshme, dhe atëherë kur është e pamundur të shmanget, këshillohet të përdoret në sasi shumë të vogël.


Dëmet janë të mëdha edhe për pamjen e jashtme. Shembulli më i mirë i kësaj është Justine Withchurch, një 47-vjeçare nga Australia që është transformuar totalisht gjatë këtyre 7 viteve që ka hequr dorë nga alkooli.

Ajo është 47 vjeçe por duket shumë më mirë sesa 7 vite më parë. Varësia e saj arriti deri në atë pika sa pinte 3 shishe verë në ditë, përfshi edhe pije të tjera.

Reklamë

Transformimi i saj pas lënies së alkoolit është aq i madh saqë edhe i ati nuk e ka njohur njëherë kur e ka parë.

Justine vendosi të ndryshonte stilin e jetesës kur e bija e saj 9-vjeçare ju përgjërua për të ndaluar alkoolin.

Reklamë