Hoti paralajmëron konferencë gjatë shtatorit me të gjitha bizneset e diasporës.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook tregoi se u takua me Presidentin e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare.
Ai tregoi se u diskutua për bashkëpunim mes bizneseve të diasporës dhe investimeve në Kosovë.
Sipas Hotit rimëkëmbja ekonomike do ttë ofrojë mundësi të mira investimi dhe siguri për sektorin privat.
Kryeministri tregoi se u dakorduan të takohen në shtator dhe të organizojnë konferenë ndërkombëtare me bizeneset shqiptare në botë.
Postimi i plotë i Kryeministrit në facebook:
Nder i veçantë ta takojmë Presidentin e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare, z. Nazar Mehmeti dhe Sekretarin z. Ismet Smajli, ku diskutuam për thellim të bashkëpunimit në mes të bizneseve të diasporës dhe mundësive të investimit në Kosovë.
Programi i rimëkëmbjes ekonomike do të ofrojë mundësi më të mira investimi, por njëkohësisht do të ndihmojë dhe ofrojë siguri për sektorin privat.
U dakorduam që në Shtator të mbajmë takimin përgatitor dhe shpejt të organizojmë konferencën ndërkombëtare me të gjitha bizneset e diasporës shqipetare anë e mbanë botës.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3604860092908652