Është mbajtur seanca e parë sot në Gjykatën e Tiranës ndaj Sali Berishës për akuzën e shpifjes nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit kërkon si shpërblim moral shumën e 1 milion lekëve për akuzat që ish lideri demokrat i ka rezervuar për çështjen e marrëveshjes detare me Greqinë.
Kryeministri shqiptar ka depozituar së fundmi padi të ndryshme ndaj disa eksponentëve të opozitës por edhe ndaj disa personazhe të mediave. /Reporteri.net/.