Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi me dibranët këtë të mërkurë u bëri thirrje atyre që të shtunën me 16 mars të vijnë në Tiranë për të protestuar, me qëllim largimin e qeverisjes së majtë.
Basha ndërkohë dëgjoi ankesat e qytetarëve dibranë dhe premtoi zgjidhje të problemeve të tyre.
“Nuk është e majta, është krimi në pushtet”, i tha Basha një qytetari.
“Unë një akt e kam bërë, mandatet i dogja për të qenë në krahun tuaj, jo në krahun e krimit. Në krahun tënd dhe jo në krahun e Ymer Lalës. Kështu që unë kam folur me akte, jo vetëm me fjalë”, tha kryeopozitari Basha, trasnmeton Top-Channel.
Basha u premtoi studentëve, fermerëve dhe tregtarëve, por ai kërkoi më parë pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e së shtunës.
“Me një politikë që do të rrisë pensionet dhe ndihmën sociale, do të rrisë konsumin dhe do të mundësojë që ju t’i shisni produktet tuaja me çmime dinjitoze. Por që të ndodhë kjo, duhet në radhë të parë që ju të nisni betejën për t’u bërë zotër në shtëpitë tuaja”, tha Basha. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.