Aktorja kosovare, Adriana Matoshi, ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar.
Roli në filmin ‘Zana’ bëri që Matoshi të triumfojë edhe në një festival ndërkombëtar, atë të Mostra De Valencia, duke marrë çmimin si ‘Aktorja më e mirë’, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Adriana Matoshi triumfon në Spanjë! fiton çmimin AKTORJA MË E MIRË në festivalin Mostra de Valencia për rolin në filmin ZANA të regjisores Antoneta Kastrati”, ka njoftuar QKK.
Ndryshe ditët e fundit aktorja kosovare ishte kryefjala e shtypit rozë për lidhjen e saj me futbollistin me origjinë nga Afrika e Jugut, 21 vjeçarin, Keith Groenveld. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.