Aktorja e njohur kosovare, Shengyl Ismaili, është shumë e pëlqyer nga publiku për rolet e saj të shumta në filma dhe seriale vendore.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e saj fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Teksa publiku janë mësuar ta shohin prej kohësh me stilin e saj me flokët kaçurrela ngjyrë të kuqe, kësaj radhe ajo ka bërë një ndryshim drastik.
Në një fotografi të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, aktorja Ismaili ka njoftuar publikun me pamjen e re.
