Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Ajo kohëve të fundit ka qenë duke eksperimentuar me flokët e saj, teksa prezantoi stile e ngjyra të ndryshme.
Megjithatë, krijuesja e hitit “Baby I’m Jealous” këtë herë solli një tjetër transformim në pamje.
31 vjeçarja mori vëmendje të madhe me flokët kuq e zi, të cilët e shfaqin në formë të mrekullueshme.
“Mirëmëngjes”, ka qenë përshkrimi krahas imazhit, të cilin e solli disa orë më parë sipas kohës lokale.
Komplimentet rreth këtij ‘look-u’ atraktiv nuk munguan as nga 10.5 milionë ndjekësit që numëron në Instagram.
Dukjen e kompletoi me një grim ngjyrë violet teksa po ashtu kishte të veshur një triko të po së njëjtës ngjyrë.