Këngëtari kosovar, Labinot Tahiri ka njoftuar se i është refuzuar kërkesa për protestë ditën e nesërme.
Por, megjithatë, Labi ka thënë se ai do të dalë në protestë, derisa ka ftuar edhe qytetarët e tjerë që ti bashkohen, shkruan Reporteri.
Ai ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore dhe se di të zgjasë përafërsisht 20 minuta.
Labi po kundërshton masat e reja të Qeverisë, të cilat sipas tij janë në dëm të bizneseve.