Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar pas pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sot tha se me Kosovën mund të shpërthejë një konflikt i ngrirë si në rajonin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.


Ai derisa ka treguar se nesër do të protestojë për masat e reja të Qeverisë, ka thënë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga kërcënime të tilla.

“Mos u frikësoni nga deklaratat e këqija të ish ministrit të Millosheviqit, shihemi edhe nëse ka luftë. Mos u frikësoni”, u shpreh ndër të tjera ai.

Reklamë