Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është liruar nga spitali në Milano, në ambientet e të cilit ishte shtrirë nga 30 prilli.
”Jam mirë, do të bëj fushatë elektorale. Kam pasur shumë frikë”, ka deklaruar lideri i Forcës Italiane.
Ai ka thënë se shumë gjëra që kanë ndodhur kohët e fundit e kanë bërë të mendojë që ka arritur në fund të rrethit.
”Në fakt kam pasur një kthesë mahnitëse”, ka pohuar ai.
Duke takuar gazetarët nga jashtë spitalit, Berlusconi ka folur rreth kushteve të tij, duke nënvizuar që të gjitha vlerat themelore janë në vend.
Më pas është rikthyer për të folur rreth politikës.
”’Kam premtuar që do kurohem, do bëj fushatë elektorale dy javët e fundit para votimit, kështu mund të vendosem në kontakt me italianët dhe për t’i bërë të kuptojnë rreth situatës ku jemi”.
”Një situatë e një shqetësimi të gjerë”, është shprehur lideri i Forcës Italiane, ndërsa shtoi se për të do mjaftojë të bëjë fushatë elektorale përmes gazetave, radiove dhe televizionit”
”Objektivi im është të gjejmë një maxhorancë të re”, është shprehur ai, transmeton klankosova.
Berlusconi ka shpjeguar se objektivi i Forcës Italiane është ajo e të gjeturit një mazhorance të re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.