Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se ka shkuar në 23 numri i personave që kanë vdekur në Gaza si pasojë e luftimeve midis Izraelit dhe militantëve të Gazës që nga mëngjesi i së shtunës.
Në Izrael, katër persona janë vrarë nga një raketë e lëshuar nga Gaza, sipas spitaleve lokale dhe shërbimeve emergjente në Tel Aviv. Tetë nga të vrarët në Gaza janë anëtarë të krahut të armatosur të organizatës “Brigada e Kudsit”.
Sipas CNN, në Gaza raportohet edhe për vdekjen e disa fëmijëve dhe të një gruaje shtatzënë. Ekziston një mosmarrëveshje për shkakun e vdekjes së njërit prej foshnjave dhe njërës nga gratë shtatzëna. Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se të dy vdiqën në një sulm ajror izraelit, ndërsa ushtria izraelite thotë se ata u vranë kur një raketë e militanteve të Gazës për shkak se nuk ishte nisur siç duhet, pasi destinacionin e kishte pasur në qytetet izraelite.
Në Izrael, një 58 vjeçar u vra nga zjarri raketor në Ashkelon gjatë natës të shtunën sipas shërbimeve të reagimit emergjent në shtetin hebre. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se “sulmet masive kundër elementeve terroriste” në Gaza do të vazhdojnë pasi militantët në enklavën bregdetare gjuajturën rreth 600 raketa drejt Izraelit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.