Për herë të parë, nëna e një fëmije të porsalindur ishte shokuar kur e zbuluar se foshnja e saj kishte lindur me dy dhëmbë, tërësisht të zhvilluar, e cila e zbuloi këtë fakt vetëm pasi që e ushqeu foshnjën për herë të parë.
Nerissa Woodward, nga SHBA’ja, vajza e së cilës Emilia Harper Jaymes Bridge, ishte lindur gjatë dhjetorit, tha se madje as doktorët “nuk e kishin vërejtur atë”, raporton Fox News.
Shfaqja e dhëmbëve tek foshnjat e sapolindura, ndodh sipas statistikave 1 në 2000 raste. Dhëmbët e lindjes zakonisht shfaqen tek pjesa e përparme e nofullës, por me kalimin e kohës mund të bien për shkak të organizmit të foshnjave.
Dhëmbët mund të bien nga ushqimi me gji, për shkak të përmbajtjes së qumështit i cili e ka ndikimin e vet në rënien e dhëmbëve tek foshnjat. E kjo sipas doktorëve është mënyra më e mirë e natyrale.
“Asaj ia hoqëm dhëmbët pak orë pasi lindi” tha nëna e foshnjës. “Ata vendosën ujë me sheqer në gishtin e tyre, në mënyrë që t’ia heqin njërin, ndërsa tjetri ra vet për shkak se nuk qëndronte dot pa mbështetje. Nuk kishte nevojë që ta vendosnim në gjumë. Por sa herë që i tregoj njerëzve fotografi të saj me dhëmbë, ata çuditen, për shkak se zakonisht dhëmbët fillojnë të dalin pasi fëmija t’i mbush 6 muaj” tha Wodward, nëna e Emilias.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.