Real Madridi ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Eden Hazard në klubin mbretëror.
Shuma e marrëveshjes thuhet të jetë rreth 120 milionë euro, shumë kjo e cila është pranuar nga drejtuesit e Chelseas marrë parasyshë kontratën e Hazard e cila skadon vitin e ardhshëm, shkruan Reporteri.net
Real Madridi zyrtarisht do ta prezantoj Hazardin pas finales së Ligës së Europës, finale kjo në të cilën Hazard do të tentoj t’ia sjellë edhe një titull londinezëve të Chelseas të cilët luanë me Arsenalin.
Finalja e Ligës së Europës luhet me datën 29 maj, ndërsa prezantimi i Hazard pritet të bëhet menjëherë pas finales, pra më datën 30 maj.
Ka qenë dëshira e Hazard që të transferohet në Bernabeu ajo e cila ka shtyrë Chelsean që ta pranoj ofertën e madrilienëve.
Kujtojmë që Chelsea ka nënshkruar me Christian Pulisic gjatë afatit kalimtarë të janarit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.