×
  • Sport
  • Sport

    Interi e mposht Chievon, dhe ec drejt Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 23:08

    Inter ka shënuar një fitore tejet me vlerë në luftën për Ligën e Kampionëve.


    Skuadra e Luciano Spallettit, ka arritur të mposht 2:0 Chievon në “San Siro”, ndeshje kjo e javës së 36-të në Serie A.

    Edhe pse vendasit ishin dominues nuk arritën të shënojnë gol deri në minutën e 39-të ku realizoi Matteo Politano për epërsinë 1:0, me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushimin e pjesëve.

    Ndërsa katër minuta para takimit fitoren e Interit e vulosi Ivan Perisic.

    Pas këtij triumfi Interi zë vendin e tretë me 66 pikë, ndërsa deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe dy ndeshje.

    Interi ka një pikë më shumë se Atalanta që renditet e pesta, dhe katër pikë më shumë se Milan dhe Roma që renditen në pozitat 5 dhe 6 dhe shpresojnë ende për një vend në Ligën e Kampionëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!