Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah u ka bërë thirrje fansave të ekipit të tij që ta sjellin ‘Anfieldin’ në Madrid.


Ai nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar fansat, bashkëlojtarët e trajnerin si dhe është shprehur optimist duke thënë se sezoni ende nuk ka përfunduar.

“Tani duket e hidhur por sezoni ende nuk ka përfunduar. Unë dua ti falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët e fansat. Dhe fansa ju lutem ta sillni Anfieldin në Madrid”, ka shkruar ai.

Reklamë

Kujtojmë se Liverpooli e Tottenhami do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Madrid.