×
  • Lajme
  • Lajme

    Del video e momentit kur Shpejtim Bulliqi sulmon fizikisht qytetarin në ambulancë

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 13:15

    Dje në Stacionin Policor të Podujevës një qytetar e ka denoncuar kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, për sulm verbal e fizik. Policia e Prokuroria kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit.


    Ndërkohë Gazeta Express ka siguruar pamjet ekskluzive në të cilat shihet Shpejtim Bulliqi teksa e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.

    Derisa dje Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë.

    Ramadan Zymeri dje në një rrëfim për Express ka thënë se Bulliqi i kishte thënë se “ta nxjerri gabzherrin”.

    Zymeri thotë se kishte pasur edhe njolla gjaku në fytyrë, për të cilat mjeku ka konstatuar se janë lëndime sipërfaqësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!