×
  • Sport
  • Sport

    Milner: Liverpooli e meriton ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 12:17

    Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, beson se skuadra e tij e ka mundësinë ta shpaguajë veten në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi e humbi mundësinë të shpallet kampione e Premierligës këtë sezon.


    “The Reds” do të përballen me Tottenhamin në Madrid më 1 qershor dhe skuadra e Jurgen Kloppit do të tentojë që të triumfojë aty në mënyrë që të mos e përfundojë këtë sezon të mirë pa asnjë titull, transmeton Gazeta Express.

    Suksesi në garën më prestigjioze të Evropës do të ishte përgjigja e përsosur dhe 33-vjeçari Milner beson se ata e meritojnë këtë titull pasi e kanë pasur një sezon shumë mbresëlënës, por dështuan për pak në Premierligë.

    Manchester City u shpall kampion i Premierligës të dielën, duke e lënë pas vetes Liverpoolin me vetëm një pikë më pak. Liverpooli e humbi vetëm një ndeshje në Premierligë gjatë gjithë sezonit, ndërsa i fitoi 30 prej tyre.

    “Kur i mendon 30 fitoret nga gjithsej 38 ndeshjet, në fillim të sezonit do të mendojë se kjo do të ishte e mjaftueshme. Por, natyrisht, ne e kemi parë sa i mirë ka qenë Manchester City. Është zhgënjyese”, ka thënë Milner.

    “Ne duhet të jemi krenarë për arritjet tona. Fatkeqësisht, kemi mbetur pak prapa, por natyrisht që ajo që e bëmë kundër Barcelonës na jep mundësi që ta shpaguajmë veten dhe të fitojmë ndonjë titull sepse mendoj se të gjithë e meritojmë një trofe”.

    Liverpooli do të përballet me Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!