Milot Rashica e ka lënë prapa krahëve sëmundjen që e pësoi së fundmi dhe është i gatshëm për ta ndihmuar Werder Bremenin në ndeshjen e fundit kampionale.
Milot Rashica do të jetë në dispozicion të Werder Bremenit në ndeshjen e fundit kampionale në Bundesliga.
Futbollisti kosovar ishte i sëmurë në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Hoffenheimit, me ç’rast u detyrua ta linte fushën në minutën e 61-të, ndërkohë që e bëri një asistim në fitoren e ekipit të tij.
“Miloti është në rrugën e duhur. Ai do të ushtrojë me ekipin maksimumi të mërkurën”, ka thënë trajneri Florian Kohfeldt.
Dhe, duket se Rashica do të jetë i gatshëm për ndeshjen ën shtëpi ndaj RB Leipzigut fundjavën që vjen.
Të hënën e 20 majit, Werderi do ta mbyllë sezonin me një ndeshje miqësore ndaj VfL Oldenburg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.