Gjyqtari më i njohur i Premierligës, Mike Dean ishte në më të mirën e tij në mbrëmjen e së hënës, pasi ai festoi si i çmendur fitoren e klubit të tij të zemrës, Tranmere Rovers, të cilët fituan gjysmëfinalen kundër Forest Green Rovers.


Dean, i njohur për sjelljet e tij ekstravagante, nuk mundi të përmbahej gjatë vërshëllimës së fundit të gjyqtarit të ndeshjes, derisa u ngjit në mbajtëset e hekurta dhe të festonte si një ultras i vërtetë dhe të zbaviste e atyre që kishte përreth, shkruan Reporteri.net

Reklamë

50-vjeçari u kap nga kamerat e Sky Sports gjatë pjesës së dytë kur ai ishte shumë i koncentruar duke shikuar playoffin e skuadrës së tij.

Reklamë

“Mike e dashuron ekipin”, tha menagjeri Micky Mellon për festimin e tifozit të tij.

“Ai vjen të na shikoj neve shpesh dhe unë jam shumë i kënaqur me të”, tha tutje ai.

Kujtojmë që Dean njihet si njëri ndër referët më karizmatik në botë./Reporteri.net/