×
  • Sport
  • Sport

    Erdogan vazhdon me ‘diktaturën’, ia ndalon Turqisë transmetimin e ndeshjes së NBA

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 19:20

    Televizioni turk nuk do të transmetojë finalet e Konferencës Perëndimore të NBA në të cilën takohen Golden State Warriors dhe Portland Trail Blazers.


    Arsyeja për një vendim të tillë është se në ekipin e Portland luan Enes Kanter, një turk që është një nga kritikët më të zëshëm të qeverisë aktuale në Turqi dhe kundër Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, shkruan Reporteri.net

    Shikuesit në Turqi nuk do të jenë në gjendje të ndjekin ndonjë finale të NBA nëse Blazers sigurojnë një vend në raundin e fundit të lojës.

    Kanter, kohë më parë kishte humbur nënshtetësinë turke për shkak të problemeve me autoritetet dhe sipas lojtarëve, Agjencitë e Inteligjencës turke gati e arrestuan atë gjatë vizitës së tij në Indonezi.

    Ndeshjet përfundimtare në Perëndim fillojnë të mërkurën në mëngjes në ora 03:00 me kohën tonë lokale./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!