×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet arsyeja pse Manchester City do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 19:54

    New York Times ka publikuar një artikull ku raporton se UEFA do të përjashtojë Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.


    Manchester City të dielën e javës që shkoi u shpall kampion i Premierligës, duke e fituar betejën e fortë me Liverpoolin.

    Edhe pse janë kampion të Anglisë në fuqi, skuadra e Guardiolas shumë lehtë mund të mos jetë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

    ‘The Citizen’ për muaj kanë qenë objekt hetimi nga UEFA, organet e të cilës shoqatë janë takuar dy javë më parë në Nyon të Zvicrës, për të diskutuar rreth dënimit.

    Dënimi i UEFA-s për Manchester Cityn do të bëhet publik shumë shpejtë, përmes të cilit do t’i ndalohet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

    Manchester City do të dënohet për anashkalim të rregullave financiare të vendosura nga UEFA, ku klubi shpenzonte më shumë para se sa regjistronte të hyra nga kontratat e sponsorizimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!