×
  • Sport
  • Sport

    Vllaznia e Pozheranit si Portsmouthi i Anglisë, kjo është arsyeja

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 20:47

    Skuadra nga Anamorava, Vllaznia e Pozheranit është afër që ta shoh vetën aty si para 5 viteve, pra Liga e Dytë (Grupi A apo B).


    Klubi që sezonin e kaluar bënte gara në Superligën e Kosovës është afër që të bie në kategorinë e fundit të futbollit kosovar, shkruan Reporteri.net

    Një histori të njejtë e kishte edhe klubi i njohur në Angli, Portsmouth – e cila që nga rënia nga Premierliga, nuk ka ditur asnjëherë të këndellet dhe tani po bën gara në “Football League One” të Anglisë.

    Me vetëm 28 pikë në 28 ndeshje, “Tigrat” janë në pozitën e 15-të (të parafundit), me 8 fitore, 4 barazime dhe 16 humbje, një pikë më pak se pozita e 14-të, që dërgon në barazh dhe që këtë pozitë e mban Kika (29 pikë).

    Vllaznia e Pozheranit për t’i shpëtuar rënies duhet të kërkoj pikë të plota pikërisht në ndeshjen e radhës, atë që e luan ndaj rivalit lokal, Vitia – kjo e fundit ka pasur një sezon fantastik duke qenë afër barazhit për Superligë, për herë të parë në histori, (pozita e 5-të, me 47 pikë).

    Takimi mes Vitisë dhe Pozheranit zhvillohet nesër, ditë e mërkurë, në stadiumin e qytetit (Viti), nga ora 16:00.

    Me një humbje të mundshme të Vllaznisë dhe fitore të Kikës dhe Ramiz Sadikut, skuadra që vjet luante në Superligë, do të bënte gara në Ligën e Dytë në sezonin e ri 2019/2020 dhe kjo do të ishte dhimbje e thellë për tifozët pozheranas, shkruan Reporteri.net

    Në anën tjetër për t’i shpëtuar rënies dhe së paku të jetë afër barazhit, Vllaznia duhet të triumfoj në Viti, kurse Kika apo Ramiz Sadiku të dështojnë me rivalët, Trepça dhe Vushtrria.

    Takimin mes Vitisë dhe Vllaznisë do ta gjykoj, Ardit Halilaj me ndimësit e tij, Hasan Lallo, Arlind Osmani dhe Gani Havolli, kurse delegat do të jetë Avdulla Syla.

    Takimet tjera të xhiros së parafundit në Ligën e Parë, do të jenë si më poshtë:


    Të gjitha takimet e Ligës së Parë në futbollin e Kosovës, luhen nesër (e mërkurë) nga ora 16:00./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!