×
  • Sport
  • Sport

    Savicevic: Për Malin e Zi loja me Kosovën, si krejt të tjerat

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 15:52

    Dejan Savicevic ka siguruar se në ndeshjen ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës nuk do të ketë kurrfarë presioni apo incidenti.


    Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic, ndeshjen ndaj Kosovës e konsideron si krejt të tjerat, shkruan Gazeta Express.

    Dy ekipet përfaqësuese do të përballen në mes vete më 7 qershor në Podgoricë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikime e Kampionatit Evropian 2020.

    “Pres që të gjithë të sillen njëjtë si në çdo ndeshje tjetër, nuk do të ketë sjellje speciale. Bëhet fjalë për një lojë si krejt të tjerat”, ka thënë Savicevic për “Tanjug”.

    Kosova e nisi kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian me barazim ndaj Bullgarisë në muajin mars, ndërsa në muajin qershor do t’i zhvillojë dy ndeshje, me Malin e Zi dhe Bullgarinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!