×
  • Sport
  • Sport

    Wilder mesazh në stilin e gangsterëve Joshuas

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 23:45

    Kampioni i WBC, Deontay Wilder, ka dërguar një mesazh për Anthony Joshua.


    Para duelit me Dominic Brezeale, Wilder e ka ftuar për luftë kampionin e WBA, IBF dhe WBO, pasi ky i fundit ka thënë se të gjithë po e shmangin duelin me të.

    Amerikani i cili ka një rekord prej 40-0-1, me 39 nokaute, ka thënë se nuk e ka ndërmend ta lë Breazeale të zgjas për 12 raunde.

    Por, ai ka gjetur pakëz kohë edhe për britanikun Joshua, të cilit i ka dërguar një mesazh eksplicit, në stilin e gangsterëve.

    “Mos u shqetëso p***, unë po vij për ty” ka thënë Wilder, transmeton lajmi.net.

    Në anën tjetër, kampioni Joshua duelin e radhës do ta ketë me Andy Ruiz JR, më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!