Manchester Unitedi synoi ta kujtojë sezonin 1998/99, kur klubi e arriti suksesin historik duke e fituar tripletën, megjithatë ata e bënë një gabim të madh kur erdhi puna te fanella e portierit, të cilën e reklamon David de Gea.
Fanella e parë e portierit të Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm do të jetë ngjyrë vjollcë. Uebsajti zyrtar i klubit pretendoi se zgjedhja e kësaj ngjyre u bë për shkak të fanellës që portieri legjendar, Peter Schmeichel, e kishte veshur në sezonin 1998/99, transmeton Gazeta Express.
“Fanella e parë e portierit e ka një dizajn tigri dhe aty theksohet dizajni me dy tone të ngjyrës vjollcë, i frymëzuar nga fanella që portieri ynë legjendar, Peter Schmeichel, e kishte veshur gjatë sezoni 1998/99”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.
Megjithatë, fanella e Schmeichelit atë sezon kishte qenë e gjelbër, ndërsa fanella së cilës i referohet klubi ishte fanella e sezonit 1996/97.
Manchester Unitedi i publikoi dje fanellat e reja për sezonin e ri 2019/20. De Gea dhe Paul Pogba, dy futbollistë që e kanë të ardhmen e pasigurt në Old Trafford, pozuan për reklamimin e këtyre fanellave të reja.
Në atë ndeshje në Barcelona, Teddy Sheringham e kishte barazuar rezultatin në minutën e 91-të para se tani trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e kishte shënuar një golin e fitores, vetëm dy minuta më vonë.
Minutat e këtyre dy golave theksohet në dy mëngët e fanellës të sezonit të ardhshëm.