Allegri dhe Juventus nuk do të vazhdojnë më së bashku në sezonin e ardhshëm.


Ky lajm u bë i ditur në një deklaratë të klubit në faqen e tyre të internetit ku thuhet:

“Massimiliano Allegri nuk do të jetë në stolin e Juventusit në sezonin e ardhshëm. Trajneri dhe presidenti Andrea Agnelli do të dalin së bashku në konferencën për shtyp, e cila do të mbahet nesër (e shtunë), në orën 14:00 në sallën e konferencave të stadiumit Allianz »

Reklamë

Disa takime janë mbajtur gjatë ditëve të fundit mes Allegrit dhe Agnellit për të ardhmen e trajnerit, por duket se planet e Allegrit nuk u përshtatën me ato të bordit të klubit