×
  • Sport
  • Sport

    Eskalon Ismet Munishi, shanë gazetarët se ia nxorën të vërtetat në shesh

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 17:40

    Ismet Munishi ka reaguar pas lajmeve nëpër mediat kosovare se ai para 3 vitesh kishte kërkuar ndihmën e gazetarëve rreth trukimeve të futbollit.


    Papritmas, Munishit nuk po i pëlqen që gazetarët po flasin për trukimet e ndeshjeve në futbollin kosovar, shkruan Reporteri.net

    Ai kishte thënë se dikush tjetër është kompetent të flasë për këto gjëra.

    “Gazetarët po e marrin rolin e gjykatësit për të dhënë konstatime të tilla (trukime të ndeshjeve) dhe kjo nuk është aspak në rregull”, ka thënë Munishi.

    Por, ai ka harruar që para 3 viteve sa ishte trajner i Hajvalisë së Medës, kishte akuzuar gazetarët që nuk po e pasqyrojnë realitetin e futbollit kosovar.

    “Këtu nuk ka as analistë as gazetarë sportivë, për arsye se nuk po e pasqyrojnë realitetin e futbollit të Kosovës. Qe një muaj flitet në të gjitha qarqet e futbollit se ne nuk kemi gjasa të dalim kampionë! Pse nuk del asnjë analist apo gazetar që nuk e pasqyron realitetin. Pse nuk po e pasqyroni realitetin, që blihen ndeshjet, blihen referët?!”, kishte deklaruar Munishi pas humbjes me Prishtinën në prill të vitit 2016.

    Ndërsa pasi mediat nxorën në shesh të vërtetën ka reaguar përsëri Munishi duke i quajtur ata ‘gazetaruca’.

    “Vitet ikin, gazetarucet krokasin, por klasi mbetet gjithmone.
    Viti 97 me poshte ni Nate para ndeshjes me Ajaxin kur isha ne Maribor”, ka shkruar Munishi në facebook.

    Ndryshe, Ismet Munishi është për momentin i papunë pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Vëllaznimit për shkak të rezultateve të dobëta./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!