Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komunitetet joshumicë, Duda Balje, në një intervistë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ ka folur edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ajo ka bërë të ditur se është besimtare e devotshme dhe e agjëron Ramazanin, shkruan Reporteri.net.
“Unë jam besimtare e devotshme. Ramazanin e agjëroj me plot kënaqësi dhe lumturi.”, ka thënë Balje.
Në intervistën dhënë për Reporteri.net, deputetja Balje ka folur edhe për tema të tjera, siç janë vota e saj për Qeverinë Kurti, përplasjet që kishte me Adriana Hoxhiq, për ligjin për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme, etj.. /Reporteri.net/.
INTERVISTË | Duda Balje: Nuk kam pse t’i frikësohem ligjit për konfiskimin e pasurisë, çdo pasuri e fituar në mënyrë të paligjshme duhet hetuar