Sergej Milinkoviç-Saviç nga sezoni i ri mund të jetë pjesë e Juventusit.


‘Sky Sports’ raporton se Juventus ka arritur marrëveshje në parim me mesfushorin e Lazios.

Milinkoviç në dy sezonet e fundit ka qenë në mesin e lojtarëve më të kërkuar në Evropë.

Reklamë

Janë kampionët e Juventus që kanë bindur mesfushorin serb për një kalim në Torino.

Tani Juventusit i duhet të arrijë marrëveshje edhe me Lazion, gjë e cila nuk do të jetë aspak e lehtë.

Lazio për Sergej kërkon së paku 80 milionë euro.