Borussia Dortmund nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me Thorgan Hazard me të cilin nënshkruajtën para pak orëve.


Kësaj radhë gjigantët gjerman kanë zyrtarizuar blerjen e talentit të ri Julian Brandt, të cilin e transferuan nga Bayer Leverkusen, shkruan Reporteri.net

Thorgan Hazard ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me ‘verdhezinjtë’ ashtu siç ka nënshkruar kontratë edhe Brandt.

Reklamë

Ditë më parë Dortmundi kishte siguruar edhe shërbimet e Nico Schulz nga Hoffenheimi. Padyshim që me këto transferime, muri i verdhë i Borussias do ta thotë fjalën e fundit bashkë me Bayernin e Mynihut.

Nuk janë mësuar ende shifrat e transferimit të këtyre futbollistëve./Rerpoteri.net/