Barcelona ka arritur që ta bëjë nënshkrimin e parë për sezonin e ardhshëm.
Ludovit Reis, mesfushori holandez i skuadrës Groningen, do të bëhet lojtar i Barcelonës këtë javë, shkruan Reporteri.net
18-vjecari do të i kryej testet mjekësore këtë pasdite në Barcelonë dhe do të prezantohet nesër si një lojtar i ri i Barcelonës. Ai do të nënshkruajë kontratë për pesë sezonet e ardhshme.
Holandezi mund të luaj si mesfushor apo mbrojtës. Ai ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon me Groningenin, në të cilin ai ka shënuar dhe asistuar.
Ndryshe Barcelona ishte duke e ndjekur nga afër tash e një kohë holandezin./Reporteri.net/
