Roma i ka zbuluar fanellat për sezonin e ardhshëm, ku përfshihen rrugë në mëngët dhe kollaret e fanellës së parë.
Fanella e re i ngjason mjaft shumë dizajnit tradicional me formulën e testuar që tash e një kohe të gjatë me ngjyrën e kuqe dhe të verdhë, mirëpo rrufetë në kollare dhe mëngë e bëjnë dallimin.
Ky dizajn është frymëzuar nga perëndia romake e qiellit, Jupiteri. Pantallonat e shkurta me ngjyrë të bardhë gjithashtu kthehen, ndërsa çorapet e kuqe e kanë një rrufë që kalon në mes të tyre.
“Mitologjia romake dhe ndikimi i saj në identitetin e Romës e ka pasur një ndikim shumë të madh në konceptin e kësaj fanelle”, ka thënë Pete Hoppins, drejtori i ekipit disenjator të kompanisë Nike.
“Këtë vit, Jupiterin e kishim në përqendrim dhe rrufeja ishte simbol i qartë dhe shumë i fuqishëm për të ta marrë”.
Fanella do të dalë në shitje sot dhe lojtarët e Romës do ta mbajnë të veshur atë për herë të parë këtë fundjavë, në ndeshjen kundër Parmas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.