×
  • Lajme
  • Botë

    Mes lotësh e emocionesh dorëhiqet kryeministrja britanike

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 11:53

    Kryeminsitrja e Mbretërisë së Bashkuar, Tereza Mej, mbajti një fjalim të përlotur sot teksa njoftonte se po jepte dorëheqjen.


    Ajo tha se ka bërë maksimumin deri tani, por në 7 korrik do të dalë nga zyra më e lartë e vendit.

    Mej u detyrua të japë dorëheqjen pasi nuk arriti të realizojë marrëveshjen për Brexit, gjë që e bëri të humbasë mbështetjen e deputetëve të vet.

    Ajo pranoi se tani nuk i ka mbetur më asnjë mundësi për ta votuar marrëveshjen e Brexit në Parlament, por u bëri thirrje deputetëve që të bashkohen e t’i përgjigjen popullit për referendumin.

    “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si kryeministrja e dytë femër”, tha Mej e përlotur. “Por sigurisht që s’do të jem e fundit.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!