Kontrolli i dhëmbëve është një rutinë për shumicën prej nesh, dhe e tillë duhet ët ketë qenë edhe për 38 vjeçarin nga Anglia, Tom Ray. Një vizitë në vitin 1999 do t’i ndryshonte atij jetën përgjithmonë.
Një prerje e vogël në mishin e dhëmbëve bëri që ai të përfundonte në koma për tre muaj, dhe kur u ngrit, atij i ishin amputuar të dy krahët, këmbët dhe një pjesë e fytyrës, ndërsa gruaja e tij i kishte dhënë jetë fëmijës së tyre të dytë. 38-vjeçari vuante nga një sëmundje e quajtur SEPSIS, një reagim ndaj infeksionit që e bën trupin të dëmtojë organet dhe indet e veta.
Ndërsa ka folur për Kolegjin Mbretërorë të Infermierisë, ai ka treguar se nuk i kishte vënë re shenjat e sëmundjes, ndërsa shtoi se sëmundja shumë shpesh u “shpëton” edhe mjekëve profesionistë.
“Unë isha për një vizitë te dentisti, dhe ata çanë mishin tim të dhëmbëve me një nga ato mjetet e mprehta që ata përdorin për të pastrua dhëmbët. Kjo përkoi me një periudhë gripi dh e kështu besoj që është kontraktuar”, tha ai”.
“Kur u zgjova nga koma, unë nuk mund të kujtoja asgjë nga jeta ime e kaluar. Kisha një grua të bukur që rrinte pranë meje me një fëmijë të vogël, e cila u prezantua si bashkëshortja ime. Gjithçka ishte zhdukur nga kujtesa ime. Kur shkova në shtëpi, vajza ime bërtiti dhe tha: ky nuk është babai im. Ishte e tmerrshme. Unë u përpoqa ta bëja atë sërish të më donte me tregime dhe dhurata. Ajo nuk donte të rrinte përballë meje. Kjo ishte e kuptueshme pasi gjysma e fytyrës sime ishte zhdukur”, ka rrëfyer ai.