×
  • Sport
  • Sport

    Sarri afër largimit nga Blutë: Më mungon Italia

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 14:22

    Maurizio Sarri është afër largimit nga Blutë e Londrës. Në një intervistë, trajneri italian pothuajse e konfirmoi të ardhmen e tij, raporton Reporteri.net


    60-vjeçari thotë se i mungon shumë familja e tij si dhe jeta në vendin e lindjes, pra Italia.

    “Për ne italianët është e vështirë të qëndrojm larg familjës (Italisë), gjithmonë e ndien sikur të mungon dicka. Ishte një vit i vështirë dhe kam filluar ta ndjej peshën miqëve të cilët janë larg”, ka thënë italiani.

    Ai poashtu dha edhe një mesazh për tifozët e Napolit, të cilët ndihen të tradhëtuar, nëse Sarri shkon te Juventusi.

    “Tifozët e Napolit e dinë mjaftë mirë dashurinë që unë kam për ta. Unë zgjodha të shkoj jashtë vendit vitin e kaluar dhe jo të shkoj në një klub italian, por profesioni mund të të çoj në rrugët tjera, ndërsa marrëdhënia nuk ndryshon”, ka thënë Sarri në një intervistë ekskluzive për “Vanity Fair”.

    Ky nuk është problemi i parë nga një trajner italian, të njëjtin problem të largësis e kishte edhe Antonio Conte, i cili gjatë gjithë pushimit udhëtonte për në Itali, te gruaja dhe familja e tij, sa ishte pjesë e klubit nga Londra.

    Kujtojmë që Maurizio Sarri në sezonin e parë me Chelsean, fitoi Europa Ligën, zuri pozitën e tretë në Premierligë dhe humbi një finale ndaj Manchester Cityt në Carabao Cup./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!