Mesut Ozil është afër të largohet nga Arsenali pas 6 sezoneve.


Mesfushori turk me pasaportë gjermane është fjalosur me trajnerin e tij, Unai Emery, gjatë humbjes në finalen e Europa Ligë, ndaj Chelseat, transmeton Reportier.net

Në mediat turke thuhet se Ozil u fjalos me trajnerin spanjoll, pasi ky i fundit e zëvendësoi atë gjatë pjesës së dytë.

Reklamë

“Ti nuk je trajner”, thuhet t’i ketë thënë 30-vjeçari trajnerit Unai.

Sipas lajmit nga “Fanatik”, Ozil tani është afër ta lë skuadrën e “Topçinjëve”.

Në anën tjetër kjo duket se do të jetë e përshtatshme për Arsenalin, pasi Ozil është futbollisti më i paguar në rradhët e klubit nga Londra. Ai fiton 350 mijë funta në javë.

Të interesuar për Ozilin janë disa klube nga Premierliga, por ka edhe nga Turqia, si: Galatasaray dhe Besiktash./Reporteri.net/

Reklamë