Sulmuesi nga Gaboni ka pranuar një ofertë të cilës është e vështirë t’i thuhet jo.
Arsenali nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, pasi e ka mbyllur stinorin në vendin e pestë si dhe ka humbur në finale të Ligës së Evropës.
Mospjesëmarrja në garën më prestigjioze evropiane të klubeve në kontinent, ka pasojat e veta për ‘topçinjtë’ që duhet të bindin lojtarët kryesorë për të qëndruar.
Pierre-Emerick Aubameyang është një nga më të kërkuarit në afatin kalimtar të verës teksa oferta më e rëndësishme është ajo nga Kina e Shanghai SIPG, transmeton tch.
Klubi, ku luan edhe braziliani Oscar, i ka bërë një ofertë të çmendur prej 300 mijë funtesh në javë sulmuesit, i cili është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e largimit nga Londra.
Aubameyang ka realizuar 22 gola në këtë stinor të Premier Ligës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.