Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për muajin qershor.


‘Dardanët’ më 7 qershor janë mysafir të Malit të Zi në Podgoricë, ndërsa më 10 qershor udhëtojnë drejt Bullgarisë.

Për këto dy ndeshje, Kosova është duke u përgatitur maksimalisht për të marrë rezultate pozitive.

Reklamë

Në formë të lartë në stërvitje është parë Milot Rashica.

Ylli i Werder Bremen ka shënuar një super-gol, për të treguar se po e përcjell forma e mirë që këtë sezon kaloi në Bundesligë.