×
  • Lajme
  • Botë

    Prekëse: Biznesmeni i ndërton shtëpi fëmijës që mësonte nën dritat e rrugëve, pasi nuk kishte rrymë

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 20:55

    Victor Angulo, 12 vjeç, është parë nga kamerat e sigurisë nëpër qytet teksa bënte detyrat e tij të shtëpisë. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë: Ai nuk kishte rrymë në shtëpinë e tij.


    Përkushtimi i jashtëzakonshëm i djaloshit peruan për të mësuar, ka marrë vëmendjen e një biznesmeni nga Bahreini, i cili tash po ndërton shtëpinë e re për Victorin.

    Momenti prekës i Victorit është filmuar në muajin mars, teksa ai mëson përskaj lampave në rrugë. Victor Angulo është nga qyteti Moche.

    Video u bë shumë virale në Instagram dhe kështu u paraqit biznesmeni, Yaqoob Mubarak, i cili fluturoi për në Peru që ta takoj këtë djalë dhe familjen e tij.

    Ai u kthye në vikend sërish për të filluar punën për ndërtimin e shtëpisë për 12 vjeçarin, transmeton Reporteri.net.

    “Ky djalë do të jetë një tregim i madh, një tregim suksesi për të gjithë fëmijet e botës. Po nënshkruaj një kontratë para jush këtu që të blejmë 15 kompjuterë për të hapur një klasë të re për kompjuterë”, tha Mubarak.
    Ky biznesmen ka premtuar për familjen e 12 vjeçarit para për hapjen e një biznesi e po ashtu ka dhuruar edhe një karroce për shokun e Victorit, që është i paralizuar, shkruan sky.com.

    Djaloshi 12 vjeçar, në ceremoninë për ndërtimin e shtëpisë tha: “Yaqoob Mubarak, dua të të falënderoj për gjithë atë çfarë po bëni ju për ne, për fëmijët e shkollës, e po ashtu edhe për Alvaron, që është një nga vëllezërit tanë. Ju po e ndihmoni atë dhe për këtë ne ju jemi shumë falënderues”.

    Banorët e qytetit Moche e kanë nderuar biznesmenin me mirënjohje për mbështetjen që ka dhënë për fëmijët e tyre.

    Kjo histori ka marrë vëmendjen e mediave lokale në Peru por edhe atyre ndërkombëtare. /Reporteri.net/

    Për të parë videon, klikoni KËTU.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!